“Marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të arrihet në mandatin e Kurtit”

Aktuale

“Marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të arrihet në mandatin e Kurtit”

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Çollaku, ka folur për situatën në dialogun Prishtinë-Beograd.

Ai, në Info Magsazine, ka deklaruar se derisa Albin Kurti është kryeministër i vendit dhe në krye të këtij procesi, nuk do të arrihet ndonjë hap përfundimtar.

“Nuk dua të tingëlloj pesimist, nuk besoj se do të arrihet marrëveshje gjatë mandatit të qeverisë së Albin Kurtit. Ata na kanë bindur se nuk kanë interes për ta shtyrë një marrëveshje të tillë përpara”.

“Lëvizja me hapa të ngadaltë në çështje që janë diskutuar, janë përmbyllur, janë rihapur përsëri, gjoja për t’i përmirësuar por nuk kanë përmirësuar asgjë”, ka thënë Çollaku.

Ai ka shtuar se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të zbatohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat