Abdixhiku: Ka ministra me aktakuza

Aktuale

Abdixhiku: Ka ministra me aktakuza

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 22:02
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se ka në mesin e ministrave të qeverisë, që kanë aktakuza, njofton Klankosova.tv.

“Siç ka edhe sot, ka ministra me aktakuza, a ka ministra me aktakuza?”, thotë Abdixhiku.

Përveç atyre që kanë gjuajtur me gaz, ka ministra që janë me “edhe hetime të tjera”, sipas Abdixhikut.

Abdixhiku në Rubikon gjithashtu ka folur edhe në lidhje me partin Guxo, që shtoi se sipas tij, nuk mund të merret ADN-ja e LDK-së.

“Jo s’merret ADN-ja por mund të pretendohet të mbahet përkohësisht, biologjikisht mundesh, klonim nuk e bëjmë dot. Mbani mend kopja s’bëhet origjinal”, shtoi ai.

“Komunat e LDK-së janë të ranguar për performancë për transparence, dhe qeverisje në nivelin më të lartë për çdo matje ndërkombëtarë që bëhet nga shoqëria civile”.

“Shembujve të qeverisë lokale në Kosovë janë tipike që do të doja të i transformoja edhe në nivel tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat