​Abdixhiku: Kurti nuk di të menaxhojë - funksionon vetëm me paranoja

Aktuale

​Abdixhiku: Kurti nuk di të menaxhojë - funksionon vetëm me paranoja

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 22:58
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti funksionon me paranoja.

Ai renditi arsyet e këtij deklarimi rreth Kurtit, e të cilat sipas tij janë për shkak se nuk di të menaxhojë.

”Unë kam përshtypjen se këtu ka një paranojë të kryeministrit. Kur është anuluar projekti i gazit, ka qenë paranojë. Kështu funksionon Albin Kurti. Qe një vit fondet e MCC nuk janë në gazifikim. Është gabim. Dhe kur kemi ardhur me këto propozime, reagimi i parë ka qenë, ju po i mbroni interesat e naftëtarëve. Pra, është paranojë. Edhe Sunny Hill kur intervenoi nga qeveria, ishte paranojë.

‘Po fiton këtu dikush’. Ky ka frikë prej fitimit, prej bizneseve, ka frikë prej gazetarëve, prej mësuesve, çdo asociacioni të bizneseve, të gazetarëve e të sindikatave e kështu me radhë. Sepse s’di të bëjë dhe s’di të menaxhojë”, tha Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat