Dukolli paralajmëron veprime demokratike nëse nuk shkarkohet ministri Murati

Aktuale

Dukolli paralajmëron veprime demokratike nëse nuk shkarkohet ministri Murati

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 15:06
Çerkin Dukolli

Çerkin Dukolli nga Nisma Socialdemokrate ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Financave Hekuran Muratit.

Dukolli tha se me e fy një kategori që e ka sjell lirinë e vendit është e pakoment, teksa u ka bërë thirrje deputetëve që të bojkotojnë seancat deri në momentin e shkarkimit të ministrit Murati.

“Me fy një kategori që ta ka sjell lirin është e pakoment. Ne kemi me ngrit zërin vazhdimisht dhe ajo çka për momentin po flasim që dorëheqja e Muratit duhet të vijë. Nëse nuk ndodh kryeministri Kurti duhet ta shkarkojë Muratin. Këtu është kërkesa jonë. I bëjmë thirrje partive parlamentare brenda Kuvendit që të bojkotojnë çdo seancë deri në momentin e largimit të ministrit Murati”, ka thënë Dukolli.

Dukolli thotë se nëse kryeministri Albin Kurti nuk e shkarkon ministrin Murati do të përdorin çdo mjet juridik dhe demokratik për ta larguar ministrin Murati.

“Nëse nuk e shkarkon do të përdorim çdo mjet juridik me kundërshtu këtë pjesë. Do të përdorim mjetet juridike, demokratike me deklarata, me debate, me komunikim me publikun”, deklaroi ai.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati po kritikohet për një status, ku në vitin 2016 në Facebook i kishte quajtur ushtarët e UÇK-së mercenarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat