Pasi MCC aprovoi marrëveshjen në vlerë prej 236.7 milionë dollarëve, presidentja Osmani telefonon drejtorin e kompanisë

Aktuale

Pasi MCC aprovoi marrëveshjen në vlerë prej 236.7 milionë dollarëve, presidentja Osmani telefonon drejtorin e kompanisë

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 18:00
Vjosa Osmani

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit ka aprovuar marrëveshjen e Kompaktit me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh për Kosovën.

Pas kësaj marrëveshje, presidentja Osmani ka telefonuar drejtorin e programit Compact, Mahmoud Bah, të cilin e falënderoi dhe i shprehu mirënjohje.

“Në një telefonatë sot me Mahmoud Bah pas miratimit nga bordi i programit Compact për Kosovën, shpreha vlerësimin dhe mirënjohjen tonë për partneritetin.

Marrëveshja kompakte prej 236,7 milionë dollarësh do të ndihmojë Kosovën të ndërtojë një sistem energjie elastik dhe një fuqi punëtore profesionale”, shkroi Osmani në Twitter, përcjell “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat