Flasin nga Aeroporti, tregojnë çka ndodhi me fluturimin Prishtinë-Shtutgart

Aktuale

Flasin nga Aeroporti, tregojnë çka ndodhi me fluturimin Prishtinë-Shtutgart

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Fluturimi Prishtinë-Shtutgart është anuluar. Mësohet se avioni që ishte nisur për në Prishtinë është kthyer mbrapsht për shkak të problemeve teknike.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, e ka konfirmuar se fluturimi është anuluar, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Ndërkaq, raportohet se pasagjerët kanë pasur probleme me frymëmarrje dhe disa ishin alivanosur.

Fluturimi ka pasur të arrijë në Prishtinë, sot në orën 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat