Ish-ushtarja e UÇK-së: Po të ishte Murati vendimmarrës para luftës, s’do ta niste luftën fare

Aktuale

Ish-ushtarja e UÇK-së: Po të ishte Murati vendimmarrës para luftës, s’do ta niste luftën fare

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 18:53
Ish-ushtarja e UÇK-së, Aida Dërguti

Ish-ushtarja e UÇK-së, Aida Dërguti, ka folur për statuset e ministrit Hekuran Murati, duke thënë se kjo mund të jetë një edukatë brenda familjes, apo se sipas saj, nuk ka njohuri fare rreth ngjarjeve të asaj kohe.

Ish-deputetja po ashtu tha se prej fillimit të Qeverisë Kurti 2, janë parë shumë deklarata anti-UÇK.

“Murati është një ekonomist i dobët, kemi një qeverisje e cila krenohet me drejtshkrimin, mirëpo këta kanë probleme logjike”, tha Dërguti në Info Magazine.

“Ky njeri i cili më 2016 bën  një shkrim të tillë, më 2021 i merr 41 mijë e 274 vota, pra kemi shumë Hekurana, dhe ky mendoj se është plotësisht i cekët në dijeninë e tij edhe për ekonominë”.

“Sipas mendësisë së Hekuranit, nëse kjo llogaritet se sa po na kushtojnë, po të ishte ky Hekurani vendimmarrës para luftës, ky nuk do ta niste luftën fare, sepse do të ishte kosto shumë e lartë”, u shpreh Dërguti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat