Gazetari Sopa publikon një video të Fatmir Limajt: Enver Hoxhaj nga Vjena deklaronte se do të kërkoj azil politik në Beograd nëse fiton UÇK-ja

Aktuale

Gazetari Sopa publikon një video të Fatmir Limajt: Enver Hoxhaj nga Vjena deklaronte se do të kërkoj azil politik në Beograd nëse fiton UÇK-ja

Nga: N. Sh. Më: 1 korrik 2022 Në ora: 19:10
Fatmir Limaj

Gazetari Jeton Sopa ka publikuar një video të Fatmir Limajt, gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë, ku kishte ‘goditur’ direkt Enver Hoxhajn e PDK-së.

Në këtë video dëgjohej Limaj duke thënë se, në kohën kur ai ka luftuar me bashkëluftëtarët e tij për çlirimin e Kosovës, Enver Hoxhaj kishte deklaruar nga Vjena se do të kërkon azil politik në Beograd nëse UÇK-ja e fiton luftën.

Kjo vido e Limajt është publikuar pas debatit të këtyre dy ditëve ku po i postohen disa publikime të minsitrit Hekuran Muratit për UÇK-në.

Gazetari Sopaj i cili është edhe veteran i UÇK-së, thotë se, më nuk po di njeri kujt me i besua dhe kush po i përdhosë vlerat e UÇK-së.

Postimi i plotë:

Fatmir Limaj: “Në kohën kur unë së bashku me bashkëluftëtarët e mi luftonim për çlirimin e Kosovës Enver Hoxhaj nga Vjena deklaronte se do të kërkoj azil politik në Beograd nëse UÇK-ja e fiton luften”.

S’din njeri kujna me i besu, a kush po i përdhosë vlerat e UÇK-së,  deputeti dhe ish-ministri që e përmendi Limaj nja 12 vjet ministër u kanë, bile nja 6 vjet kanë bashkëqeverisë me Fatmirin me ni qeveri e me ni parti sa kenë në pushtet, kush kujna s’i pat thanë as ma anej as ma knej, me siguri i kanë përbashku thesari i vlerave kombëtare ...💶💰

Nejse me rëndësi me bërtit UÇK, UÇK...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat