Konjufca për 2 Korrikun: Ky hap themeltar ishte i një rëndësie historike

Aktuale

Konjufca për 2 Korrikun: Ky hap themeltar ishte i një rëndësie historike

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 14:21
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shkruar për 2 Korrikun, ditën kur u bë miratimi i Deklaratës Kushtetuese e Kosovës.

Ai u shpreh se ky ishte një hap themeltar i një rëndësie historike, siç tha ai iu parapriu proceseve dhe ngjarjeve të tjera madhore.

“Akti i miratimit, i cili u zhvillua para dyerve të ndërtesës së Kuvendit dhe në kushte shtetrrethimi nga forca të mëdha policore e ushtarake serbe, shënoi de jure pikënisjen e pavarësimit të Kosovës nga Serbia pushtuese. Ky hap themeltar ishte i një rëndësie historike, sepse iu parapriu proceseve dhe ngjarjeve të tjera madhore deri te pavarësia e Republikës së Kosovës, e shpallur më 17 shkurt të vitit 2008”, ka shkruar Konjufca.

Tutje, ai tha se në 32-vjetorin e kësaj dite, i përkulemi aktit patriotik të delegatëve.

“Në kujtim të 32-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese i përuklemi me pietet aktit patriotik të delegatëve që çuan në vend vullnetin gjithëpopullor për liri e mëvehtësi, luftës së lavdishme të UÇK-së dhe përpjekjeve e sakrificave të shumë brezave për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, shkroi tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat