“Kur sulmohet policia, sulmohen bazamentet e shtetit”

Aktuale

“Kur sulmohet policia, sulmohen bazamentet e shtetit”

Nga: A.SH Më: 3 korrik 2022 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Policia e Kosova ka njoftuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta.

Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Mediat raportojnë se në këtë ngjarje është përfshirë ish-nënkryetari i Skënderajt Nuredin Lushtaku me disa familjarë të tij.

Për këtë, Eugen Cakolli ka thënë se kur sulmohet policia, sulmohet bazamenti.

Ai ka bërë thirrje që kjo dukuri të marrë fund përgjithmonë.

Postimi në Facebook:

Kur sulmohet policia, sulmohen bazamentet e shtetit. Dhe, cenohet monopoli i dhunës fizike legjitime, që e ka vetëm shteti, e askush tjetër.

Duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë koha kur dikush guxon veç të mendojë t'a prekë një polic, se lerë më shumë. E kjo vlen sidomos kur sulmuesit janë zyrtarët e lartë publik e politik, apo familjarët e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat