Nuredin Lushtaku në pranga/ Analisti: Po bie miti i të “fortëve”, më në fund Drenica merr frymë lirshëm

Aktuale

Nuredin Lushtaku në pranga/ Analisti: Po bie miti i të “fortëve”, më në fund Drenica merr frymë lirshëm

Nga: M.L. Më: 4 korrik 2022 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Analisti Nexhat Haziri ka reaguar, pas arrestimit të ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku për përfshirjen në incidentin e plagosjes së dy policëve në Skenderaj.

Për Hazirin, ky arrestim nënkupton rënie të mitit të të fortëve, shkruan "Bota sot".

Sipas tij, më në fund Drenica do të marr frymë pa ia pasur frikën askujt.

Postimi i plotë:

Po bie miti i të “fortëve”

Nuredin Lushtaku në pranga i arrestuar

Më në fund, edhe Drenica ka me marre frymë lirshëm, pa e pas frikën e askujt, pa sundimtarët si soji i Nures, që ia patën uzurpu lirinë, për të cilën u vra e u pre, jo vetëm në luftën e fundit, por gjatë gjithë historisë së përpjekjeve të popullit tonë për liri, e pavarësi. Drenicë, ti je zemra e Kosovës, ti je vet LIRIA !(n.h)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat