Konferencë para apelit e prokurorit në rastin Gucati-Haradinaj

Aktuale

Konferencë para apelit e prokurorit në rastin Gucati-Haradinaj

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Aktakuza fillestare kundër dy të akuzuarve u konfirmua më 11 dhjetor 2020 dhe u bë publike më 14 dhjetor 2020.

Më 23 qershor 2021, paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht apelet e parashtruara nga Gucati dhe Haradinaj mbi mangësitë e pretenduara në formën e aktakuzës dhe urdhëroi që ZPS-ja të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës. Aktakuza e korrigjuar u dorëzua më 5 korrik 2021 ndërsa aktakuza me më pak redaktime u dorëzua më 4 tetor 2021. Kjo ishte aktakuza në fuqi në këtë çështje.

Sipas aktakuzës, së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm). Gucati dhe Haradinaj gjithashtu bënë akuza dhe komente nënçmuese kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

Aktgjykimi u shpall më 18 maj 2022: Trupi Gjykues shpalli të dy të akuzuarit fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe dënoi secilin të akuzuar me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku të llogaritet koha e kaluar në paraburgim deri tani, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat