Shefi i tij u akuzua se ka pastruar paratë dhe ka lidhje me krimin e organizuar, reagon këshilltari i Pacollit

Aktuale

Shefi i tij u akuzua se ka pastruar paratë dhe ka lidhje me krimin e organizuar, reagon këshilltari i Pacollit

Nga: A.ZH Më: 5 korrik 2022 Në ora: 08:22
Jetlir Zyberaj dhe Behgjet Pacolli

Jetlir Zyberaj, këshilltar i kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit, ka reaguar pas lajmit të publikuar në mediat venezueliane. Këto të fundit kanë akuzuar ish-presidentin e Kosovës për shpëlarje parash dhe lidhje me krimin e organizuar në Shqipëri.

E Zyberaj ka thënë se disa individë janë bashkuar, vetëm për të goditur biznesmenin Pacolli, vetëm pse ai nuk është pjesë e “agjendave të tyre të shëmtuara politike”.

Ai ka paralajmëruar ata “që qëndrojnë prapa kësaj fushate” se do të përballen me drejtësinë, përcjell Bota sot.

“Sulmet e pista politike në Ballkan shpesh nuk ndalen në kufijtë politikë, e lëre më imagjinarë, të individëve që janë në gjendje të bëjnë aleanca me regjimet totalitare dhe që janë nën sanksionet perëndimore, vetëm për të goditur individë që nuk bëhen pjesë e agjendave të tyre të shëmtuara politike, por fokusohen në agjendat e zhvillimit.

Rrjeti i politikanëve në këtë regjionin tonë është në gjendje të shkojë në Venezuelë për të gjetur aleancë me Maduron dhe regjimin e tij për të sulmuar ata që morën anën më opozitën pro-perëndimore në Venezuelë të Juan Guadio.

Tani, politika e pistë e disave në Shqipëri dhe regjimi i të korruptuarit dhe totalitarit të Maduros në Venezuelë, janë bërë bashkë për të sulmuar një projekt në Shqipëri dhe një politikan e biznesmen si Behgjet Pacolli.

Ato lajme dhe raportime do të luftohen me mjete ligjore dhe ata që qëndrojnë pas kësaj fushate të pistë do të përballen me drejtësinë, në Shqipëri apo në Perëndim”, ka shkruar Jetlir Zyberaj, në një postim në Facebook.

Në raportin e publikuar në mediat venezueliane, Pacolli akuzohet si i përfshirë në një skandal korrupsioni, duke iu referuar parregullsitë e publikuara nga OCCRP në dhënien e ndërtimit të aeroportin e Vlorës në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat