Abazoviç: Duam që Kosova të ketë liberalizimin e vizave

Aktuale

Abazoviç: Duam që Kosova të ketë liberalizimin e vizave

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:03
Driton Abazoviç

Në një tavolinë të përbashkët që po mbahet në Greqi, kryemistri i Malit të zi Driton Abazoviç, ka thënë që ata e kanë përfunduar punën për integrim në instanca të BE-së, dhe se dikush duhet ta vlerësoj këtë.

Ai ka theksuar që shteti i tij dëshiron që të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimorë të ecin përpara.

“Por ne nuk jemi egoistë dhe ne gjithashtu duam që Kosova të ketë liberalizimin e vizave”, tha Abazoviç duke përmendur edhe shtete tjera të këtij rajoni.

Ndryshe në këtë tryezë po merr pjesë edhe kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti, dhe kjo është, e 26-ta me radhë, që organizohet nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat