​Politikani serb Paroviq: Milan Radoiçiqi sikurse Arkani në vitet 90-ta, ku na kanë mbrojtur aty më nuk kemi ekzistuar

Aktuale

​Politikani serb Paroviq: Milan Radoiçiqi sikurse Arkani në vitet 90-ta, ku na kanë mbrojtur aty më nuk kemi ekzistuar

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 14:38
Milan Radoiçiq

Fillimisht, para disa ditësh, Aleksandar Vuçiq foli për atë se si do të shpërthejë konflikti dhe përndjekja e serbëve në veri të Kosovës dhe tani ai mesa duket e dërgoi njeriun e tij të operacioneve speciale për të përshpejtuar procesin, shprehet kryetari i Lëvizjes Popullore për Liri, Miroslav Paroviq.

Paroviq për mediet serbe duke komentuar video-mesazhin e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq thotë se kjo është logjikë e viteve të 90-ta.

“Kjo logjikë e viteve 90-ta në të cilën ‘heronjtë’ të ndryshëm si Zheljko Razhnatoviq – Arkan bënin deklarata të forta për mbrojtjen e serbëve, të tillët kur na kanë mbrojtur aty më nuk kemi ekzistuar”, thotë Paroviq.

Ai shton se këto mesazhe propaganduese e përforcojnë Vuçiqin dhe organizatën e tij kriminale.

“I bëj thirrje Vuçiqit që të mos i bëjë ato klipe për rrjetet sociale dhe si masë të propagandës, do të dëmtonte interesat serbe. Në këtë mënyrë, duke shfaqur publikisht njerëzit me biografi të dyshimta dhe duke i promovuar ata si heronj kombëtarë do ta përforconte besimin e Vuçiqit, në parim, vetëm po mbron organizatën e tij mafioze dhe po dëshmon se ai është i gatshëm t'iu nënshtrohet atyre”, shton ai.

Kreu i grupit kriminal serb, përmes një video mesazhi është paraqitur me tone kërcënuese ndaj serbëve të Kosovës. Radoiçiq që është i sanksionuar nga Thesari amerikan, pretendon se këtë video e ka incizuar në vendin tonë teksa shihet duke kërcënuar qytetarët për t’iu bindur grupeve kriminale.

I kërkuari nga autoritetet e sigurisë së Kosovës, duke parë se ka humbur mbështetjen nga serbët, është munduar që t’i shantazhojë ata, të cilët tashmë e kanë kuptuar se janë shfrytëzuar si instrument politik nga Beogradi.

Kujtojmë se Radoiçiq, përveç që është në kërkim nga Policia e Kosovës, së bashku me Zvonko Veselinoviqin, janë në listën e zezë të SHBA-së si grup i organizuar në veri të vendit.

Sipas Zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit (OFAC), përveç Veselinoviqit në grupin e krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovë sa janë edhe i vëllai Zvonkos, Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radoiçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat