Kjo është beteja e parë ku UÇK-ja i mposhti forcat serbe në fushëbetejë, aty u vranë policët më famëkeq që bënin vrasje në Dukagjin

Aktuale

Kjo është beteja e parë ku UÇK-ja i mposhti forcat serbe në fushëbetejë, aty u vranë policët më famëkeq që bënin vrasje në Dukagjin

Nga: N. Sh. Më: 6 korrik 2022 Në ora: 15:19
Pamje nga Beteja e Loxhës

Veprimtari Sali Rexhaj ka shkruar për ushtarakun e karrierës, kolonelin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që tmerronte serbët në Betejën e Loxhës, Tahir Zemaj.

Sot para 24 vjetëve, me në kry kolonelin Tahir Zemaj është zhvilluar beteja e Loxhës.

Kjo është beteja e parë që shqiptarët i mposhtën forcat serbe në fushëbetejë.

Kështu shkruan Rexhaj i cili thekson se në këtë betejë janë vrarë policët më famëkeq të cilët për një dekadë kishin ushtruar dhunë e vrasje të shqiptarëve në Dukagjin.

Postimi i plotë:

Sot para 24 vjetesh u zhvillua Beteja e Loxhës, beteja e parë ku shqiptarët i mposhtën forcat serbe në fushëbetejë.

Kjo fitore historike, për herë të parë i tregoj Serbisë se pushtimi i tyre 100 vjeqar i përcjellë me masakra, gjenocid e krime të luftës në Kosovë kishte marrë fund.

Aq më shumë, po në këtë ditë u vranë në fushëbetej policët më famkeq të cilet për një dekadë kishin ushtruar dhunë, plaçkitje e vrasje të shqipetarëve në Pejë e Dukagjin.

Beteja e Loxhës pati sukses për faktin se komandohej nga një ushtarak karriere, një ekspert, trim e patriot, sot Hero i Kosovës, kolonel Tahir Zemaj. 

Lavdi të rënëve për liri në këtë betejë, respekt për luftëtarët, për secilin prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat