Reçica: Kjo qeveri kërkon ta zhbëjë Republikën e 17 shkurtit

Aktuale

Reçica: Kjo qeveri kërkon ta zhbëjë Republikën e 17 shkurtit

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 22:12
Elmi Reçica

Anëtari i PDK-së, Elmi Reçica ka thënë se qeveria e tanishme ka për qëllim të zhbëjë atë që është punuar deri më sot, përfshirë edhe pavarësinë e Kosovës.

Duke folur për punën e qeverisë, Reçica ka thënë se nuk po sheh që puna e bërë deri më tani të respektohet.

“Së pari, unë mendoj që kjo qeveri nuk është duke pasur parasysh që para se të vijë në qeverisje dhe para të krijohet kjo qeveri ka pasur angazhim të vazhdueshëm që të arrihet liria dhe pavarësia e këtij vendi. Dhe nuk po shosh se asnjë nga këto nuk është duk e u respektuar”, tha ai në t7.

“Po shoh diçka krejt tjetër. Po shoh një tendencë me ndryshu apo me zhbë atë që është bërë më 17 shkurt 2008. Këshilli gjyqësor, Këshilli Prokurorial, ajo që po mundohen të bëjnë realisht nuk na sjellin diçka të mirë. Dhe po e bëjnë pa konsensus. Pa ndryshime kushtetuese. Po kemi vërejtje nga institucione te ndryshme, të brendshme e të jashtme. Është opinion i krijuar. Një pjesë e veprimeve që i kanë ndërmarrë, s’po them që është anti-UÇK, por ka një premisë që të nënvlerësohet ajo që është bërë”, shtoi Reçica.

Ai tutje e pranon se edhe subjekti të cilit i takon nuk ka bërë sa duhet që të mbrojë punën e saj. Ai shton se PDK e ka marrë Kosovën më vetëm 680 milionë euro buxhet, ndërsa e ka lënë qeverisjen me afër 3 miliardë.

“Ka tendencë të zhbëhet e gjithë ajo përpjekje që është bërë. E gjithë rezistenca prej viteve të 90-ta”

“Problemi është që ne kemi humbur betejën për të vërtetën. Sikur në mërgim dhe këtu. Si është e mundur që PDK ka marrë buxhetin me 680 milionë e ka dorëzuar me 2.8 miliardë e tani është gjë e keqe. Deri më 2008 nuk kemi pasur qeveri tonën. Dihet se cfare qeverive kemi pasur. PDK ka qeverisur me 12 vite, por me kryeministër 7 vite”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat