Skenare ogurzeza nëse Brazili, Kina, Rusia, India dhe Afrika Jugore krijojnë valutën e tyre - BRICS

Aktuale

Skenare ogurzeza nëse Brazili, Kina, Rusia, India dhe Afrika Jugore krijojnë valutën e tyre - BRICS

Nga: Emanuel Bajra Më: 7 korrik 2022 Në ora: 10:04
Liderët e Kinës, Rusisë, Brazilit, Indisë dhe ai i Afrikës së Jugut

Rusia thotë se ata do të jenë në gjendje që të marrin me vete edhe shumë vende tjera brenda Evropës, lindjes së mesme si edhe Azisë.

Rusia dhe Kina po ashtu thonë që ata do të tërhiqen nga sistemi SDR (Special Drawing Rights) brenda FMN-së sepse shkëmbimet bëhen me dollar

Shteti i Izraelit në ndërkohë ka krijuar një ‘jastëk’ rezervash prej $200 miliardë (vlerë) me denominime tjera valutore: Yenin Kinez, Japonez, dollarin Australian dhe Kanadez si edhe Funten/Sterlingen Britanike.

Niveli i dominimit të dollarit në ekonominë globale ka filluar të zbehet. Sot ai nivel është 59%, ndërsa që nga viti 1950 e deri në vitin 2008 dominimi i dollarit ishte deri në 82% në gjithë horizontin ekonomik global duke i përjashtuar tregjet e kapitalit, borxheve dhe ato të bursave.

Nëse dominimi i dollarit në ekonominë globale cenohet/shuhet- atëherë pasojat do të jenë këto si më poshtë:

1. SHBA-të humbin fuqinë dhe dominimin politik e ushtarak në botë!

2. SHBA brenda një dekade futet në luftë civile duke e ndarë vendin në dy tabore: Atë të të bardhëve supremacist në Jug, Jug-Lindje dhe një pjesë të perëndimit dhe pjesën veriore liberale!

3. FED-i Amerikan do ta zhvlerësojë dollarin për ti kthyer obligimet multi-trilionëshe ekonomisë globale.

4. Krejt forcat ushtarake Amerikane tërhiqen gjithandej botës.

5. BE shuhet së ekzistuari si union i vendeve demokratike në Evropë.(Krejt për veti).

6. Rusia pushton pjesën më të madhe të Evropës Lindore.

7. Turqia pushton Greqinë.

8. Serbia ia mësyn Kosovës.

9. Ballkani komplet bëhet lëmsh.

10. Kina pushton Tajvanin dhe futet në luftë me Japoninë dhe Australinë.

11. Banka Botërore, FMN dhe OKB shuhen si institucione multilaterale.

12. NATO çorientohet, përçahet dhe shuhet brenda 12 muajve.

13. Bankat perëndimore si pasojë e ‘urisë’ së pa shuar për dollar do të falimentojnë brenda disa orëve të një dite të Hënë.

14. Brenda 6 muajve pas prononcimit se rezerva globale e botës do të jetë RUYEN (Rubla dhe Yuan-i Kinez) - bizneset perëndimore ulin indeksin e çmimores dhe u hapen vendeve të BRICS-ut për biznes. Por jo të gjitha bizneset vetëm ato nga më të fuqishmet.

15. Kina blen të gjithë Silicon Valley me çmim përtoke.

16. Rusia u jep ultimatum vendeve evropiane që të pranojnë stacionimin e shumë bazave ushtarake Ruse në tërë kontinentin Evropian. Britania e Madhe refuzon dhe reziston.

16. Rusia dhe Kina duke kuptuar që veç dy vende Evropiane posedojnë armë nukleare (Britania e Madhe dhe Franca) mundohen që të mos fillojnë një luftë direkte me to por negociojnë për disa kompromise në kontinentin evropian.

17. Francezët dorëzohen dhe kërkojnë të bëhen pjesë e BRICS orbitës.

18. Në Britani të Madhe, flota e saj detare kthehet nga Paqësori (nga lufta Australo-Kineze) për ta mbrojtur ishullin Britanik nga një luftë frontale me Rusinë dhe Francën.

19. Kurdët e shndërrojnë Stambollin në objekt qitjeje me sulme terroriste dhe lufta e brendshme civile brenda Turqisë shpërthen duke e ndarë ushtrinë Turke që në tanësi është laike dhe anti-politiko-islamiste nga elita politike e kohës.

20. Evropianët dalin në rrugë dhe kërkojnë bukë.

21. Lufta civile në mes të liberalëve dhe neo-fashistëve dhe komitëve raciste shpërndahet gjithandej Evropës.

22. Ballkani përveç që përjeton luftë të ripërtërirë ndëretnike, aty zhvillohet edhe një luftë e ashpër civile.

23. Krejt sistemi i vlerave perëndimore shuhet. Ne futemi në një epokë të errësirës me tendenca të zhdukjes së farës evropiane dhe sferës anglo-amerikane brenda 100-vjetësh.

*Ky nuk është fiksion!

Ky nuk është një skenar i pa mundur!

Rënia e dollarit dhe zvogëlimi i saj në influencë në ekonominë globale veç edhe për 10% - do ti ofrojë mundësi dhe shanse që vendet e BRICS ta marrin timonin politik, ekonomik, gjeografik, politik e biologjiko-ushtarak në duart e veta.

Dhe krejt ne e dimë se çka do të na ndodh neve!

**Prandaj, ju që besoni - Lutuni.

Ju që punoni - aman kurseni ne Dollar.

Ju që pritni e veç vendnumëroni: Lutuni, Punoni e konspiracione anti-perëndimore mos hapni e mos i besoni.

Rreziku është i madh.

Jeni paralajmëruar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat