Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Deliu ka kritika: Iniciativë joserioze, e pamatur dhe e vobektë

Aktuale

Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Deliu ka kritika: Iniciativë joserioze, e pamatur dhe e vobektë

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 12:53
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra para deputetëve në kuvend ka folur në lidhje me projektligjin për byron e konfiskimit për pasurinë e pajustifikueshme.

Ajo i shpreh se në politikë e mundshmja dhe e drejta shpesh ndahen nga një fije e hollë.

“Në politikë e mundshmja dhe e drejta shpesh ndahen nga një fije e hollë, por e mundshmja kurrë nuk mund ta zëvëndësojë të drejtën dhe një shtet ligjor e demokratik nuk do të duhej të kishte të mundshme jashtë saj çka konsiderohet e drejtë, sepse kjo do të ishte e padrejtë”, u shpreh Deliu.

Tutje, Deliu gjithashtu tha se kjo është një iniciativë joserioze, e pamatur dhe e vobektë.

“Vetëvendosja me këtë projektligj ka provuar të ndërrojë këtë formulë, duke tentuar ta bëjë të mundshmën të drejtë, sepse krejt çka paraqet kjo nismë është që votat i ka për ta bërë të mundshme. Kjo iniciativë që është aq joserioze, e pamatur dhe e vobektë, s’ka të bëjë me drejtësinë e as me ligj”, u shpreh tutje ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat