Presidentja Osmani tregon çka bisedoi me zyrtarin e NATO-s

Aktuale

Presidentja Osmani tregon çka bisedoi me zyrtarin e NATO-s

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 18:40
Vjosa Osmani dhe Mircea Goeana

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë disa detaje rreth asaj se çfarë ka biseduar me zyrtarin e lartë të NATO-s, Mircea Goeana, që vizitoi sot Kosovën.

Osmani ka treguar sa është biseduar për anëtarësimin e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO.

“Synimi i anëtarësimit të  Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe në NATO është në përputhje me konceptin strategjik të Aleancës Veri-Atlantike.

Në takim me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea  Geoană ritheksova mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë për t’i mirëpritur vendet aspiruese të Ballkanit Perëndimor në NATO”, shkruan Osmani në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

“Uniteti transatlantik është vendimtar për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë si dhe për ta luftuar ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj”, shtoi ajo.

Image
Vjosa Osmani dhe Mircea Goeana
Image
Vjosa Osmani dhe Mircea Goeana
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat