Aksioni në Shtërpcë/ Reagon ministri Sveçla

Aktuale

Aksioni në Shtërpcë/ Reagon ministri Sveçla

Nga: A.SH Më: 7 korrik 2022 Në ora: 19:28
Foto nga aksioni i Policisë së KOsovës në Shtërpcë

Sot në Komunën e Shtërpcës, është ndërmarr një aksion policior për heqjen e kamerave të vendosura në qytet.

Për këtë aksion ka reaguar ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla i cili lufta ndaj ilegaliteteve që cënojnë jetën e qytetarëve tanë nuk ka alternativë.

Postimi në Facebook:

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë ka sekuestruar sot kamerat e vendosura dhe të kontrolluara ilegalisht nga strukturat paralele në Komunën e Shtërpcës, si dhe janë sekuestruar pajisje dhe dosje të ndryshme të tyre.

Dogana e Kosovës bashkë me njësitet policore kufitare po ashtu sot kanë konfiskuar mbi 6 ton mallra të kontrabanduara nga Serbia.

Njësitet policore të antidrogës kanë përfunduar me sukses operacionin në Ivajë të Kaçanikut me ç'rast janë konfiskuar mbi 5 kilogramë marihuanë dhe pajisje për mbjelljen dhe kultivimin e substancës narkotike.

Po ashtu, në Zveçan, Policia ka konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në vlerë prej 55 mijë euro dhe substancë narkotike të llojit marihuanë.

Lufta jonë ndaj ilegaliteteve që cënojnë jetën e qytetarëve tanë nuk ka alternativë. Dita e sotme shënohet me plot suksese në zbatimin e ligjit dhe me plot dëshpërim për shkelësit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat