Adem Jashari u flijua me familje, por pse nuk u ndihmua nga bashkëluftëtarët në ditët kritike? Flet Gani Geci

Aktuale

Adem Jashari u flijua me familje, por pse nuk u ndihmua nga bashkëluftëtarët në ditët kritike? Flet Gani Geci

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 09:11
Pamje nga Prekazi

5, 6 dhe 7 marsi janë datat që kanë hyrë në histori të popullit e kombit shqiptar, e që mbajnë vulën e një prej rezistencave më heroike të një familje në të gjithë botën.

Në këto ditë, mijëra ushtarë e paramilitar serbë rrethuan kullat e Jasharajve, e me artileri të rëndë filluan sulmet me të vetmin qëllim, shfarrosjen e tërë familjes Jashari.

Por cilat ishin zhvillimet një ditë para këtyre sulmeve në fshatrat e Drenicës, dhe pse bashkëluftërarët e Komandantit Legjendar nuk kanë mundur t’iu dalin në ndihmë atij dhe familjes gjatë luftimeve me forcat serbe, ka treguar Gani Geci.

“Një ditë përpara, me 4 mars në bazë të informatave nga vrojtuesit të fshatit, thanë se katër pesë policë serbë po e vrojtojnë Llaushën. Edhe kemi dal unë e Rexhep Selimi, e kemi dal në të njejtën rrugë që na thanë ata, por nuk pam ndonjë lëzivje, ne e kemi pasur shejën që nëse dëgjojmë diçka me gjujtë tre herë lartë. Në mëngjesin e 5 marsit, Shani Gecin e thirrin prej Shipolit në telefon e i thonë se forca të mëdha policore janë nisur për në Skenderaj, edhe Shania e thërret Ademin e i thotë se Llausha po rrethohet, Shania gjujti tre herë lartë, e ne dolëm me nja 30 kallashnikov, edhe një pushkomitrolez që ka qenë në krejt Kosovës, Rrahim Hoxha e ka pasur atë, në ditën kritikën baci Lil e lut për me ja jap, më vonë na thonë se jo në Llaushë po në Prekaz, forcat e mëdha serbe e kanë rrethu Polacin, këndej kah Llausha kanë dal snajperistat, atë ditë i kanë vra do të Llaushës ata snajperista”, është shprehur Gani Geci.

Sipas bashkëluftëtarit të Adem Jashrit, në ato ditë ai me vëllezërit e tij bën disa pëpjekje për t’iu dal në ndihmë familjes Jashari, por që ato ishin minimale duke parë fuqinë e armikut.

“Baci Lil me disa kurshëri e marrin një kali e lidhin pushkomitrolezin e ngjesin në kodër, ku dukej fabrika e municionit, kamioni i serbëve, ne i kemi pasur 370 fishekë, unë e kisha një snajper. I kemi gju nja 170 copa fishekë atë ditë, ndërsa në Prekaz po vazhdonin granatimet nënstop. E kemi zhvendos pushkomitrolezin në disa pika me mendu që kemi qenë shumë, thojnë që janë vrarë dy policë serbë, unë i hargjova nja 70-80 copa fishekë prej snajperit tim. Ne jemi tut, nuk jemi afru shumë, tash mundemi me thanë çka dojmë. Prej fshatrave tjera s’ka pas krisma tjera, prej Llaushës vetëm këto të tonat janë dëgju”, ka shtuar ai.

Këto përpjekje sipas ish-ushtarit të UÇK-së kanë vazhduar deri sa është ftofur vëllai i tij.

“Për çdo ditë kemi dal me baçin Lil në mëngjes dhe jemi munduar me një snajper dhe me një armë timen i kemi gjuajtur forcat serbe, deri sa është ftofë baci Lil, se marsi ka qenë shumë i ftohtë”, ka përfunduar Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat