​Ky është propozimi që Kurti ua dha veteranëve të UÇK-së

Aktuale

​Ky është propozimi që Kurti ua dha veteranëve të UÇK-së

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 17:59
Ilustrim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka dërguar një propozim me shkrim ushtruesit të detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, sipas të cilit kryeministri Kurti propozon që menjëherë dhe bashkërisht të fillojë hartimi i një ligji të ri, i cili e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare.

Kryeziu theksoi se derisa të përfundojë ky proces, propozohet përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar.

“Në këtë letër, kryeministri Kurti propozon që menjëherë dhe bashkërisht të fillojë hartimi i një ligji të ri, i cili e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare. Hartimi i ligjit dhe procesi i verifikimit të kryhet në një kohë sa më të shpejtë. Ndërkohë, derisa të përfundojë ky proces, si mbështetje shtesë, kryeministri Kurti propozon përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar”, tha Kryeziu.

Ai shtoi se me këtë rast do të sigurohen që të ketë një listë përfundimtare të veteranëve, duke mundësuar një trajtim të dinjitetshëm atyre që dhanë kontributin e tyre në çlirimin e vendit.

“Alternativë ndaj këtij propozimi të kryeministrit Kurti mbetet zbatimi i ligjit në fuqi për kategorizimin e veteranëve, i cili në momentin e miratimit, nga çfarë kemi kuptuar në takimin e qershorit, ka pasur edhe mbështetjen e OVL të UÇK-së. Të dy alternativat do të zhvilloheshin veçmas dhe pa e penguar apo ndikuar procesin gjyqësor në zhvillim e sipër”, tha Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat