Latifi: SHBA i dha përgjigje barrikadave të Vuçiqit, ju shqiptarë kokëshkretë nisni ultimatume me i mbulu çikat e Kosovës

Aktuale

Latifi: SHBA i dha përgjigje barrikadave të Vuçiqit, ju shqiptarë kokëshkretë nisni ultimatume me i mbulu çikat e Kosovës

Nga: A.ZH Më: 5 gusht 2022 Në ora: 17:23
Blerim Latifi

Profesori universitar i Filozofisë Blerim Latifi, ka thënë se Amerika i dha përgjigje barrikadave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në veri të Kosovës.

Ai këto komente i bëri duke komentuar zotimin e SHBA-së se Asociacioni nuk duhet të jetë “shtet brenda shtetit të Kosovës”.

“SHBA: Asociacioni nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti.

Kjo është përgjigjja amerikane ndaj barrikadave të Vuçiqit në veri.

E ju shqiptarë kokëshkretë vraponi dilni në fotografi me Ramzan Kadirovin dhe nisni ultimatume me i mbulu (qorru) çikat e gratë e Kosovës, si në Afganistan. Se kështu e keni pas gjithë zakon: me i ra murit me kokë”, ka shkruar Blerim Latifi, në një postim në Facebook.

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, tha se qëndrimi i SHBA-së është që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por tha se duhet të ketë diskutim për çështjen e Asociacionit, që të mos bie ndesh me ligjet./Botasot

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat