Reagime kundër Grenellit, pas deklaratës për vendimin e Sveçlës

Aktuale

Reagime kundër Grenellit, pas deklaratës për vendimin e Sveçlës

Nga: A.ZH Më: 7 gusht 2022 Në ora: 22:55
Richard Grenell

Ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur “precedent të rrezikshëm”, vendimin e ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, që shpalli të “padëshiruar” në Kosovë spiunen ruse Daria Aslamova.

Ai ka thënë se qeveritë vendeve tjera mund t’i ndalojnë zyrtarët e Kosovës.

“Derisa ju keni çdo të drejtë të dëboni individë pro-rusë (ose këdo) që nuk ju pëlqen, po krijoni gjithashtu një precedent për qeveritë e tjera që t’i ndalojnë zyrtarët e Kosovës që nuk i pëlqejnë…. Është një precedent i tmerrshëm”, ka shkruar Grenell, në një postim në Twitter.

Atij për këtë deklaratë i kanë reaguar nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Bota sot.

“Ende ka njerëz dhe parti përkrahëse të Grenellit në Kosovë dhe Shqipëri. Madje vijojnë edhe të mendojnë se është ky Amerika aleate”, ka shkruar Elvis Hoxha, zyrtar në VV, përmes një postimi në Facebook.

Ish-emisarit Grenell i ka reaguar edhe analisti politik dhe profesori universitar Enver Bytyçi.

“Ambasadori Grenell do të ketë ndonjë punë tjetër për të bërë, apo e tërheq kaq shumë çdo p* që lëshohet në Kosovë?!”, ka shkruar Bytyçi.

Ministri Sveçla sot ka njoftuar se e ka shpallur spiunen ruse “non grata” duke ia ndaluar hyrjen në Kosovë për pesë vjet./Botasot

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat