​Haradinaj takohet me ambasadoren Tamar Ziv

Aktuale

​Haradinaj takohet me ambasadoren Tamar Ziv

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 16:21
Foto nga takimi

“Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit, Tamar Ziv. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se njohja e Kosovës shtet nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

"Njohja e Kosovës nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve e popujve dhe ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të vendit tonë. Sot zhvillova një takim të ngrohtë e miqësor me ambasadoren e Izraelit në Kosovë znj. Tamar Ziv", ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se dy popujt i bashkon historia e sakrificës dhe përpjekjeve për liri.

"Bashkëbiseduam për intensifikimin e mëtejmë të raporteve bilaterale mes dy vendeve dhe popujve, që i bashkoi historia e sakrificës dhe përpjekjeve për liri", ka përfunduar Haradinaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat