Kurti uron Dr. Zejnullahu-Raçin për detyrën e re

Aktuale

Kurti uron Dr. Zejnullahu-Raçin për detyrën e re

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 19:24
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim u.d. drejtoreshën e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) Dr.Pranvera Zejnullahu Raçi dhe e uroi për marrjen e detyrës së re.

Bëht e ditur se në takim u diskutuan sfidat aktuale në ShSKUK dhe strategjitë e reformimit të sistemit të kujdesit shëndetësor dytësor dhe tretësor.

Zejnullahu Raçi prezantoi planet afatshkurtra dhe imediate për përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët, si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për punonjësit shëndetësorë.

Kurti ofroi përkrahjen e Qeverisë për realizimin e objektivave për kujdes sa më të mirë shëndetësor, për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat