Gërvalla dhe Rohde nënshkruajnë marrëveshje për varret gjermane të luftërave të cilat ndodhen në Kosovë

Aktuale

Gërvalla dhe Rohde nënshkruajnë marrëveshje për varret gjermane të luftërave të cilat ndodhen në Kosovë

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 17:27
Foto nga nënshkrimi i marrëveshjes

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde kanë nënshkruar marrëveshje lidhur me varret e gjermanëve të vrarë ndër luftëra të cilët ndodhen në Kosovë.

“Kjo ia mundëson Volksbund që të sigurohet që mirëmbajtja dhe kujdesi për këto varre të kryhet në mënyrë të denjë dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare humanitare”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Twitter, përcjell KlanKosova.tv.

“Faleminderit për këtë gjest respekti”.

Volksbund ne emër të qeverisë federale kryen regjistrimin, ruajtjen dhe kujdesin për varret e të vdekurve gjermanë të luftërave jasahtë vendit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat