Tahiri thotë se Vetëvendosje po i manipulon qytetarët me statistika: Krimi dhe korrupsioni janë luftuar më pak në Qeverinë Kurti

Aktuale

Tahiri thotë se Vetëvendosje po i manipulon qytetarët me statistika: Krimi dhe korrupsioni janë luftuar më pak në Qeverinë Kurti

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 20:36
Abelard Tahiri

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar disa statistika rreth operacioneve kundër krimit të organizuar.

Në një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri thotë se Vetëvendosje po mundohet t’i manipulojë qytetarët me statistika të tilla.

Sipas tij, nëse krahasohet viti 2021 me vitin 2019, rezulton që në fakt gjatë Qeverisë Kurti, krimi i organizuar e korrupsioni është duke u luftuar dukshëm më pak se sa në vitin 2019.

Në fushën e krimit të organizuar, krimeve të rënda, krimeve ekonomike dhe korrupsionit si dhe terrorizmit situata është si më poshtë:

“Bastisje dhe lokale të kontrolluara, 57% më pak në vitin 2021 (1072) në krahasim me vitin 2019 (2481);

Operacione të realizuara, 51% më pak në vitin 2021 (571) në krahasim me vitin 2019 (1156);

Kallëzime penale, 49% më pak në vitin 2021 (1091) në krahasim me vitin 2019 (2122)

Persona të arrestuar, 39% më pak në vitin 2021 (1356) në krahasim me vitin 2019 (2233)

Raste të trajtuara, 37% më pak në vitin 2021 (1613) në krahasim me vitin 2019 (1613)

Në fushën e trafikimit me narkotikë:

Kallëzime penale, 60% më pak në vitin 2021 (541) në krahasim me vitin 2019 (1363)

Numri i personave të dyshuar në kallëzime penale, 55% më pak në vitin 2021 (738) në krahasim me vitin 2019 (1641)

Persona të arrestuar, 51% më pak në vitin 2021 (792) në krahasim me vitin 2019(1625)

Raste të iniciuara, 50% më pak në vitin 2021 (726) në krahasim me vitin 2019 (1450)

Konfiskim i bimëve të kanabisit, 65% më pak në vitin 2021 në krahasim me vitin 2019

Konfiskim i heroinës, 53% më pak në vitin 2021 në krahasim me vitin 2019

Konfiskim i marihuanës, 39% më pak në vitin 2021 në krahasim me vitin 2019

Në luftën kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit:

Raste të hetuara, 48% më pak në vitin 2021 (339) në krahasim me vitin 2019 (658)

Kallëzime penale, 45% më pak në vitin 2021 (300) në krahasim me vitin 2019 (541)

Numri i personave të dyshuar në kallëzime penale, 35% më pak në vitin 2021 (736) në krahasim me vitin 2019 (1124)”, ka shkruar Tahiri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat