Shala tregon se ku gjendet zgjidhja e dialogut mes Kosovës e Serbisë

Aktuale

Shala tregon se ku gjendet zgjidhja e dialogut mes Kosovës e Serbisë

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 00:22
Krenar Shala

Analisti i njohur politik, Krenar Shala, ka thënë se vazhdon të jetë problematike situata e Dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. 

“Nuk kam kurrfarë shprese që do të zhvillohet ndonjë bisedë produktive në Bruksel.

Ka mundësi që të arrihet pajtim për të pagjeturit dhe cështjen e energjisë, megjithatë tensionet do të vazhdojnë që do të pamundësojnë arritjen e marrëveshjes”, ka thënë ai. 

Më tej, ai ka shtuar se është i bindur që problemi në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet vetëm në Uashington, Bruksel dhe në Moskë, e jo në Prishtinë e Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat