Kosovë: 900 varre të paverifikuara të ushtarëve gjermanë

Aktuale

Kosovë: 900 varre të paverifikuara të ushtarëve gjermanë

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Gjermania dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje për mirëmbajtjen e varrezave të luftës të ushtarëve gjermanë.

"Në gëzohemi që puna jonë në Kosovë ka një bazë kontraktuale dhe mund të fillojë. Ne kemi 900 njoftime të paverifikuara për vendndodhje varresh që do t'i shqyrtojmë në muajt e vitet e ardhshme", është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Popullore për Kujdesin e Varrezave të Luftës, Dirk Backen.

Gjermania dhe Kosova nënshkruan së fundmi një marrëveshje për kujdesin ndaj varreve gjermane nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Sipas marrëveshjes, Gjermania mund të "kujdeset me shpenzimet e veta për varret e luftës dhe varrezat e ushtarëve që gjenden në Kosovë" dhe të zhvarrosë e transportojë kufomat e ushtarëve gjermanë. Aty ku nuk është e mundur zhvarrosja, mund të vendoset një pllakë përkujtimore.

Shoqata gjermane për Kujdesin ndaj Varrezave të Luftës do të trajnojë për këtë personel që do të angazhohet në rajonet malore të Kosovës dhe rreth Prishtinës, shkruan agjencia e lajmeve afp për Gjermaninë. Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk ka qenë e përfshirë shumë në luftime, por megjithatë u pushtua nga trupat gjermane, italiane dhe bullgare.

Image
Foto ilustrim

Shumica e varreve të ushtarëve gjermanë në Kosovë nuk kanë mbishkrime dhe nuk janë mirëmbajtur. Disa prej tyre janë zbuluar nga fermerët gjatë punimeve në tokat e tyra apo ndërtimeve. Në vitin e fundit të Luftës së Dytë Botërore, shumë ushtarë gjermanë të Hitlerit gjatë tërheqjes u vranë nga partizanët jugosllavë./DW

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat