Bashkimi Europian nuk duhet të udhëhiqet nga fryma filoruse / Diplomatët si kryeministrja estoneze Kallas, janë shpëtimi

Aktuale

Bashkimi Europian nuk duhet të udhëhiqet nga fryma filoruse / Diplomatët si kryeministrja estoneze Kallas, janë shpëtimi

Nga: Idriz Morina Më: 14 gusht 2022 Në ora: 21:06
Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas

Qëndrimet e vazhdueshme gati arbitrare të Bashkimit Europian në rastin e Kosovës dëshmojnë, se brenda këtij organizimi gjigant ekziston një linjë filoruse apo edhe që mbron linjat majtizmit ekstrem, që besohet se qendrën e organizimit (trurin) e kanë në Moskë.

Një deklaratë të pamatur ndaj Kosovës e ka bërë zëdhënësi i BE-së sllovaku Peter Stano, dhe pavarësisht qëndrimit të disfavorshëm për Kosovën, ka reaguar kryeministrja në detyrë e Serbisë, Bërnabiç, duke u përpjekur të sigurojë një qëndrim edhe më të favorshëm pro vendit të saj, që udhëhiqet nga programe vrastare, kriminale antishqiptare.

A përdori gjuhë lufte, Borelli?

Ajo linjë e BE-së dhe Peter Stano, nuk kanë reaguar asnjëherë kur vetë zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian kanë folur për krizën dhe rrezikun që si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës, janë të rrezikuar Moldavia, Gjeorgjia dhe Ballkani Perëndimor.

“Influenca e Rusisë mund të ketë rrjedhoja në vendet si Moldavia dhe Gjeorgjia dhe mund të ketë impakt në vendet e Ballkanit Perëndimor”, deklaronte Shefi i Diplomacisë së BE-së Josep Borell në shkurt pasi Rusia filloi pushtimin e plotë të Ukrainës.

Të njëjtin qëndrim e ka shprehur z.Borelll edhe në muajin mars dhe më pastaj, si: “"Ne jemi të shqetësuar për fqinjët si Moldavia, Gjeorgjia dhe Ballkani Perëndimor," thoshte shefi i BE-së duke iu referuar rrezikut për një shpërthim nga ndikimi rus apo ndërhyrja e drejtpërdrejtë ruse.

Por, z.Stano i heshtë ato qëndrime dhe e bashkëfajëson Kosovën, se po bën retorikë luftënxitëse me Serbinë.

“Rritja e retorikës nxitëse kohëve të fundit nga ana e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat rreth luftës dhe konfliktit në Ballkanin Perëndimorë paraqesin shqetësim të madh. Politikanët e lartë nga të dyja palët do të mbahen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi që mund të çojë deri tek ndonjë rritje të tensioneve dhe potencialisht në dhunë në rajon”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të BE-së, z.Peter Stano.

Z.Stano ka harruar qëllimisht dhe nuk paska reaguar ai dhe stafi që e udhëzon, se Serbia, me presidentin e saj Vuçiq, ministrin Vulin, Daçiqin, shefin e ushtrisë e të tjerë në vazhdimësi, që nga viti 2020, gjatë gjithë vitit 2021, e gjatë vitit 2022 e kanë kërcënuar Kosovën me luftë, por vetëm prishja e skenarit rus, dështimi i pushtimit të Ukrainës, e kanë bërë ta ndryshojë paksa retorikën dhe strategjinë, por aspak qëllimin, pushtimit e veriut të Kosovës!

Image
Njësia speciale në veri

Nuk i mobilizoi serbët në veri, grupet kriminale dhe të tjera Qeveria e Kosovës

Z.Stano nuk i mobilizoi serbët në veri, grupet kriminale dhe të tjera Qeveria e Kosovës, por ajo ngjarje ndodhi si pasojë e orkestrimit të plotë, të Serbisë dhe ndikimit që ajo ruan nëpërmjet strukturave paralele, që ju i keni lejuar të ekzistojnë, me UNMIK-un dhe me EULEX-in.

Në të vetmin vend në botë, në Kosovë, grupet kriminale, në këtë rast serbe, janë të paprekshme nga ligji.

Është i vetmi shtet në botë, që nën trysnin e BE-së, grupet kriminale dhe strukturat paralele të një shteti tjetër janë të mbrojtura sa nga shteti fqinjë që interferon vazhdimisht në Kosovë, aq edhe nga financimi që ua bën BE-ja në mënyra të ndryshme.

Për çudi, edhe Kosova në një mënyrë apo tjetër ka vazhduar t’i financojë këto struktura paralele dhe kriminale.

Kësaj gjendjeje të turpshme për demokracinë perëndimore dhe për parimin themeltar ‘rend dhe ligj’, duhet t’i jepet fund!

Dhe ju jeni shqetësuar z.Stano, se përse Qeveria e Kosovës ka vendosur të zbatojë ato dy vendime, njëri prej të cilëve vazhdon të zbatohet nga Serbia qe një dekadë, e tjetri as që mendohet se mund të ndodhë në Serbi!

A ka ndonjë shans që një shqiptar në Kosovën Lindore të mbajë targa me shenja dhe simbole të Republikës së Kosovë? Kurrë jo, as si rast simbolik! Aq më tepër që të dyja vendimet e kanë mbështetjen e plotë të mikut tonë kryesor, SHBA-së.

Atëherë pse duhet ta tolerojë këtë gjë antiligjore dhe antikushtetuese Kosova? Apo duhet ta bëjë këtë për kënaqësinë e Serbisë nazi-fashiste dhe të pesë vendeve të BE-së, që se njohin Kosovën, në mesin e tyre, vendi yt z.Stano, Sllovakia!

Z.Stano, ju dhe të tjerët aty, duhet të flisni apo të shprehni edhe sipas zërit të vendeve si Estonia, të cilat më mirë se çdo kush e kanë dëgjuar ‘erën’ e krimeve sistematike ruse në Ukrainë!

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, i kërkoi BE-së, që të paktën ta respektojë Kosovën sa dy vendet latino-amerikane që qeverisen nga regjime diktatoriale.

“Dakord në fakt. Në të njëjtën kohë – liberalizoni vizat për Kosovën, shtetin më pro BE-së dhe NATO-s në këtë pjesë të botës. Nëse BE-ja i lejon udhëtim pa viza Venezuelës së Maduros dhe Nikaraguas së Ortegës, me siguri Kosova po diskriminohet nga vetë aleatët tanë?”, ka shkruar Kallas në tviter.

Pra, është e qartë, që edhe për procese të tjera Kosova është një shtet i diskriminuar hapur nga BE-ja!

Image
Martin Henze, intelektual nga Gjermania

Pa shqiptarët (ilirët) qytetërimi perëndimor nuk do të ekzistonte

Ne nuk mund të fluturojmë në Hanë e Mars të hulumtojmë, të zbulojmë të vërtetat e kuasareve, të vërtetën e vrimave të zeza, të udhëtimit nëpërmjet vrimës së krimbit apo të krijimit të gjithësisë nga Bing Bengu nëpërmjet një kokrre rëre (apo vezës kozmike), por ne padyshim që e dimë se çka nënkupton demokracia, sovraniteti, barazia, mosdiskriminimi.

Na falni, por kur ishim tek njohuritë kozmike, por për sqarim, zotërat tonë kozmik, Kroni, Zeusi, Teti... Era, dhe qindra të tjerë, na i vodhën grekët, nuk ua vodhi zjarrin Prometheu ...!

Prandaj, kur intelektuali gjerman Martin Henze pat plotësisht të drejtë kur shkroi: “Ballkani dhe kombi shqiptar në veçanti është pjesë e Evropës. Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve, pa të cilët qytetërimi perëndimor nuk do të ekzistonte. Prandaj është koha për ndryshime politike në Shqipëri dhe integrim në BE”, shkroi Martin Henze në twiter.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat