Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por nuk po merret me rrymën

Aktuale

Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por nuk po merret me rrymën

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 09:18
Bernard Nikaj

Nënkryetari i PDK-së, Bernard Nikaj, ka folur në lidhje me krizën energjetike në vend.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti po flet për luftë e po ha shtalba, por nuk po merret me rrymën.

“Në njërën anë flet për luftë, në anën tjetër del nëpër mbledhi të ndryshme ha shtalba, por me rrymën nuk po merret, e problem yni sot është që rryma është një resurs, i cili po mungon dhe po na vjen një dimër që po rrezikojmë që atë rrymë që e kemi ta paguajmë shumë shtrenjtë, të mos kemi mjaftueshëm rrymë, e besa qytetarë të ndryshëm të Kosovës as të mos kenë mundësi të ngrohen, për shkak se kryeministri gjatë verës ka bërë aktivitete të tjera që atij i janë dukur më të lehta”, tha ai.

Tutje, tha se para aktiviteteve të tjera, Kurti duhet t’i kryejë detyrat, siç u shpreh ai, për të cilat është zgjedhur kryeministër, përcjell Klankosova.tv.

“Është absolutisht legjitime me ngrënë shtalba, por së pari duhet t’i kryejë detyrat e shtëpisë, e pastaj me dalë me ngrënë shtalba, e nëse nuk i përfundon detyrat, për të cilat është zgjedhur si kryeministër i vendit dhe qytetarët mbesin pa rrymë dhe të bllokuar nëpër lifta, duhet t’i gjejnë gjeneratorët, ku i kanë e ku s’i kanë, iu prishen të gjitha planifikimet e procesit të punës për një periudhë të caktuar, atëherë duhet pyetur se cilat janë prioritetet e kryeministrit Kurti, a është jeta e qytetarëve të Republikës së Kosovës tani, apo është një agjendë imagjinare e tij, të cilën ai e zhvillon në aktivitete të ndryshme”, u shpreh tutje Nikaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat