Grenell lajmërohet menjëherë për të komentuar pas bisedimeve në Bruksel

Aktuale

Grenell lajmërohet menjëherë për të komentuar pas bisedimeve në Bruksel

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 18:09
Richard Grenell

Ish-emisari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është lajmëruar menjëherë për të komentuar bisedimet e sotme në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Grenell ka dashur të bëjë një rikujtim se kryeministri Kurti sipas tij ka refuzuar çdo ide të presidentëve amerikanë që u janë dhënë Kosovës.

“Rikujtim, Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që presidentët e SHBA-së i kanë dhënë Kosovës. Presidentë demokratë dhe republikanë. Ky është një fakt”, ka shkruar Grenell.

Pas 5 orë bisedime në Bruksel, mes Kurtit dhe Vuçiqit nën ndërjmetësimin e BE-së, nikoqiri i takimit Josep Borell, në konferencë për media tha se palët s’kanë arritur marrëveshje sa i përket çështjes së targave dhe dokumenteve.

Borell tha se pret nga liderët e Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë diskutimet para 1 shtatorit kur hyn në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat