"Hiqe atë poster te rrethi se nuk po di me shku në shpi tu u sill në rreth", Krasniqi tregon një sms interesant që kishte marrë gjatë fushatës

Aktuale

"Hiqe atë poster te rrethi se nuk po di me shku në shpi tu u sill në rreth", Krasniqi tregon një sms interesant që kishte marrë gjatë fushatës

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 13:34
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e LDK-së nga Vushtrria, Rrezarta Krasniqi ka treguar një përvojë interesante që i kishte ndodhur gjatë fushatës zgjedhore.

Krasniqi ndau një sms që kishte pranuar nga një qytetar i cili i kishte kërkuar që ajo ta largonte posterin e saj në hyrje të Vushtrrisë.

Arsyeja e kësaj kërkese ishte qesharake, pasi qytetari kishte thënë se "nuk po di me shku në shpi tu u sill në rreth".

Krasniqi tha se ende qeshet kur kalon nga ai rreth dhe i kujtohet çka i kishin shkruar.

"Zakonisht kur mbahen zgjedhjet, te rrethi i Vushtrrisë është një ndërtesë ku zakonisht e qes posterin për zgjedhje. E kam marrë një sms nga një qytetar nuk e di a ka qenë votues, ku thuhej: 'oj Rrezarta hiqe këtë poster te rrethi se nuk po di me shku në shpi tu u sill në rreth'. Sa herë shkoj te rrethi edhe vet ndalem edhe qeshi kur më bie në mend çka më kanë shkru", tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat