Marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi nuk do të ketë derisa në krye të bisedimeve të jenë dy përfaqësuesit e BE-së, Boreli dhe Lajçaku. Kjo për faktin, se ata po mbështesin një zgjidhje kompromisi në dëm të Kosovës, shkruan ushtaraku shqiptar në Amerikë, Muharrem Maralusha.
“Derisa Boreli dhe Lajçaku do të jenë në krye të delegacionit për gjetjen e një marrëveshje paqësore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës paqja dhe marrëveshja e plotë/finale nuk do të gjendet apo nënshkruhet. Arsyeja është se BE-ja në një koordimin të miratuar me kërkesat e Serbisë u përcaktua për zgjidhjen me një kompromis që Kosova do të trajtohej si jetime e BE-së, pra kjo si njerkë e saj (e Kosovës)”, shkruan ai në faqen e tij në fb.
Sipas Maralushës, kushdo që nuk është armiqësor me Kosovën, nuk mund të pranojë që bisedimet të përcaktohen nga dy diplomat, që përveç se nuk e duan Kosovën shihen si urrejtës të saj.
“Asnjë person që me të vërtetë nuk do të donte ta trajtonte Kosovën në një mënyrë negative nuk do të pajtohej që dy ndërmjetësit të jenë prej dy shteteve që kanë një urrejtje ndaj Kosovës dhe shqiptarëve dhe që vijnë prej shteteve që nuk e kanë njohur dhe që nuk duan ta njohin Kosovën si shtet dhe shqiptarët”, shkruan Maralusha.
Për më tepër sipas tij, që të dy diplomatët duket sikur kanë një urrejtje ndaj grupeve autoktone, siç janë shqiptarët, që jetojnë në këto anë, që nga kohët më të lashta të jetës së organizuar në Europë.
“Boreli dhe Lajçaku gjithmonë e kanë pas një qëndrim negativ ndaj shqiptarëve, grupeve etnike autoktone dhe më të vjetrave qysh prej kohërave ma të lashta në Evropë”, ka shkruar Maralusha në postimin e tij të fundit në Fb.
Ndërsa, në një postim tjetër të mëhershëm nga Maralusha, të bërë po mbrëmë, shprehet se Shërbimi Sekret i Ushtrisë së Serbisë, KOS-i, e ka hartuar një listë me emra të disa ish-komandantëve të UÇK-së dhe të disa personave të lartë politik në Kosovë, për t’i neutralizuar, në mënyrë që të mos pengohet avancimi i serbëve në konflikt.
“Në qoftë se do të vjen deri te një konflikt ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. KOS-i (Departamenti për Spiunazh dhe Kundërspiunazh i ushtrisë serbe, e ka ripërpiluar një listë me emna të ish-komandantëve të UÇK-së dhe të personave të lartë politik në Kosovë. Arsyeja për këtë listë është se në qoftë se vjen deri tek një ndërhymje ushtarake në Kosovë personat në listë do të neutralizohen, kështu që do të bahen të parrezikshëm”, shkruan Maralusha.
Ps. M. Maralusha Ish-analist dhe hetues strategjik në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së (tashti në pension)