Policia e Kosovës me trupa kanë bllokuar dyert e kryeministrisë.
Kjo pasi disa protestues tentonin të hynin brenda.
Protestuesit kanë gjuajtur ngjyrë të kuqe në objektin e Qeverisë, njëjtë vepruan edhe para Ministrisë së Drejtësisë.
Më pas protestuesit u qetësuan dhe vendosën të ulën aty pranë policëve.
Ata po kërkojnë drejtësi për dhunimin makabër të 11 vjeçares nga pesë persona në Prishtinë.