Marrëveshja Kosovë-Serbi është afër/ Ushtaraku shqiptaro-amerikan zbulon letrat e Kancelarit gjerman dhe Presidentit francez; një kopje e mori edhe SHBA-ja

Aktuale

Marrëveshja Kosovë-Serbi është afër/ Ushtaraku shqiptaro-amerikan zbulon letrat e Kancelarit gjerman dhe Presidentit francez; një kopje e mori edhe SHBA-ja

Nga: H.O. Më: 5 shtator 2022 Në ora: 07:20
Arkiv

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha në një postim të tij në Facebook shkruan se marrëveshja Kosovë-Serbi po afrohet.

Sipas tij, kjo bëhet e ditur nga veprimet e Kancelarit Olaf Scholz dhe Presidentit francez, Emmanuel Macron, të cilët I dërguan letër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuҫiq.

Ushtaraku shkruan se ata iu thanë dy liderëve se ka ardhur koha me nënshkru marrëveshjen përfundimtare, ndërsa do të njoftojnë edhe pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë gjë të tillë.

Postimi i plotë:

Marrëveshja shqiptare-serbe po afrohet?

Kancellari gjerman dhe Macroni i Francës bashkarisht ua dërguan një letër Kryeministrit Kurti dhe Presidentit serb Vuqiq me të cilën ja diktun të dy liderëve se erdhi koha me nënshkru marrëveshjen përfundimtare, e cila do t’I bëj të detyruara të dy shtetet se koha për njohje reciproke do të bëhet patjetër. Në të njëjtën kohë kancelari gjerman dhe Presidenti francez I njoftuan kryesinë e pesë shteteve që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, të bëhen gati me i dhënë fund kryefortësisë së tyre përballë Kosovës. Një kopje e kësaj letre është dërguar edhe SHBA-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat