SBASHK-u vazhdon grevën, reagon Kusari-Lila: Fëmijët nuk mund të shfrytëzohen si pengje të qëllimeve të sindikatës

Aktuale

SBASHK-u vazhdon grevën, reagon Kusari-Lila: Fëmijët nuk mund të shfrytëzohen si pengje të qëllimeve të sindikatës

Nga: M.L. Më: 11 shtator 2022 Në ora: 20:08
Mimoza Kusari

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk ka arsyetim që fëmijët të dënohen me mungesë mësimi si pasojë e kërkesave të SBASHK-ut.

Në një postim në Facebook Kusari-Lila ka reaguar ndaj lajmit se SBASHK-u ka bërë thirrje për vazhdimin e grevës.

Ajo ka bërë thirrje që fëmijët të mos shfrytëzohen si peng i kërkesave të SBASHK-ut.

Postimi i plotë:

Nuk ka më asnjë arsyetim të dënohen fëmijët me mungesë mësimi si pasojë e kërkesave të SBASHK-ut, të cilat për tri vite radhazi shtyjnë fillimin e vitit të ri shkollor.

Fëmijët nuk mund të shfrytëzohen peng të qëllimeve të sindikatës, pasojat e të cilit veprim do t’i vuajnë edhe shumë gjatë.

Nesër, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të takohen, ku e kanë vendin, në shkolla.

#mësimiduhettëfilloi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat