Marrëveshja Serbi-Rusi/Vjen paralajmërimi, Bislimi: Diplomacia e Kosovës të godasë Serbinë diplomatikisht e politikisht në katër anët e botës

Aktuale

Marrëveshja Serbi-Rusi/Vjen paralajmërimi, Bislimi: Diplomacia e Kosovës të godasë Serbinë diplomatikisht e politikisht në katër anët e botës

Nga: A.SH Më: 24 shtator 2022 Në ora: 09:13
Faton Bislimi

Nga takimet në Kombet e Bashkuara në New York, kreu i diplomacisë serbe, Nikola Selakovic dhe ai i Rusisë Sergei Lavrorv, kanë nënshkruar një marrëveshje sa i përket politikës së jashtme të përbashkët Moskë-Beograd.

Për këtë ka reaguar Faton Bislimi, i cili ka thënë se çka duhet të bëjë më shumë Serbia që BE-ja ta kuptojë se politika e saj e përkëdheljes ndaj Serbisë veçsa e ka rritur apetitin anti-evropian, anti-perëndimor të Serbisë! Kjo çasje duhet ndaluar menjëherë!

Ai tutje, ka thënë se diplomacia jonë dhe i gjithë aparati shtetëror përfshirë pozitë e opozitë do duhej vënë në lëvizje për të goditur Serbinë diplomatikisht e politikisht në katër anët e botës.

Shkrimi i plotë:

Para dy dite, Presidenti Biden e quajti Rusinë 'kërcënim për botën," në fjalimin e tij në OKB. Dje, Serbia e Rusia, në margjina të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së kanë nënshkruar marrëvshje bilaterale mbi koordinimin e politikës së tyre të jashtme. Nuk e dij edhe çka më shumë duhet të bëjë Serbia që BE-ja ta kuptojë se politika e saj e përkëdheljes ndaj Serbisë veçsa e ka rritur apetitin anti-evropian, anti-perëndimor të Serbisë! Kjo çasje duhet ndaluar menjëherë!

Me 3 mars kisha bërë një shkrim autorial në anglishte të botuar në media ndërkombëtare në të cilin kisha elaboruar pse Serbia është 'Rusia e Vogël' e Ballkanit dhe pse ajo s'duhet të ketë vend në familjen evropiane. Ky shkrim ishte përzgjedhë si 'artikull i preferuar për lexim' për Anëtarët e Parlamentit Britanik nga shërbimi për punë të jashtme i këtij parlamenti. I njejti shkrim ishte dërguar edhe tek shumë senatorë e kongresistë amerikanë.

Me 4 prill, po me këtë mesazh, i dërgova një letër Josep Borell-it, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, nga i cili kërkoja që Serbisë menjëherë t'i hiqej statusi i 'vendit kandidat' për anëtarësim në BE!

Dhe, sot, kur e gjithë bota -- demokratike dhe liridashëse -- e denoncon Rusinë për krime lufte në Ukrainë, Selakoviqi i Serbisë, të përkëdhelurës së Evropës, nënshkruan marrëveshje bilaterale diplomatike me Lavrovin e Rusisë.

Në këto rrethana, diplomacia jonë dhe i gjithë aparati shtetëror (pozitë e opozitë) do duhej vënë në lëvizje për të goditur Serbinë diplomatikisht e politikisht në katër anët e botës. Nëse deri sot kemi qenë të përgjumur, të paktën sot e tutje duhet të jemi në kembë 24 orë në ditë e 7 ditë në javë. Sot e çdo ditë tutje, do duhej të vlonin shkrimet nëpër gazetat me renome botërore për 'Rusinë e Vogël' të Ballkanit; do duhej të ishin të panumërta takimet e njerëzve tanë nëpër kryeqendrat e vendeve mike e atyre që ende s'na kanë njohur për t'a shpërfaqë fytyrën e vërtetë të Serbisë!

Diplomacia jonë ende merret me shpallje, anulime, e rishpallje të konkurseve se ma në zor janë me u rehatu me pozita sesa me u marrë me interesin kombëtar të vendit. Të tjerët të thirrur për politikë të jashtme po mjaftohen me foto protokolare qofshin ato edhe gjatë funeraleve!

Boll mo! Nuk është Kosova projekt për eksperimente ideologjike e as për bajraktarizëm të egove. Nuk është e asnjë partije e as qeverije; Kosova është e popullit të saj! Aman, kthejani besimin që ky popull ua ka dhënë me punë e përkushtim e jo me tifozllëk shterp populist e partiak, sidomos në diplomaci!

Gabojmë shumë nëse mendojmë se e gjithë bota e njeh mirë e drejtë çështjen tonë! Gabojmë shumë nëse mendojmë se miqët tanë pos përkrahjes së parezervë, na i kryejnë edhe obligimet tona bazike! Ne duhet pervjelë mangët -- bashkërisht për vendin e shtetin tonë. Një e kemi, vetëm një Kosovë, tonën, të të gjithëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat