PDK themelon nëndegën në Paris

Aktuale

PDK themelon nëndegën në Paris

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 15:15
PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur Kuvendin zgjedhor të nëndegës në Paris, ku kryetar është zgjedhur Lulzim Berisha.

Kryetari i Komisionit për organizimin e Partisë Demokratike në Mërgatë, njëherësh deputet i kësaj partie, Elmi Reçica ka thënë se PDK po vazhdon shtrirjen dhe organizimin e strukturave partiake.

“Pas formimit të Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së në Francë, tashmë kemi edhe nëndegën e parë në kryeqytetin e Francës”, ka deklaruar Reçica.

Reçica ka bërë të ditur se me këtë rast është zgjehdur kryetari i kësaj nëndege, biznesmeni Lulzim Berisha si dhe anëtarët e kryesisë, Idriz Çitaku, Afrim Krasniqi, Shpetim Bardhi, Blerim Berisha, Arben Canolli, Isuf Brahimi, Xhavit Krasniqi, Avni Fazliu, Ilaz Azemi dhe Ukshin Skenderi.

Ai ka shtuar se janë zgjedhur edhe delegatët për Kuvendin Zgjedhor të Degës së PDK-së në Francë.

“Uroj dhe përgëzoj themelimin e nëndegës, zgjedhjen e Lulzim Berishës kryetar, si dhe anëtarët e tjerë”, ka përfunduar Reçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat