“Po iki për fëmijët e mi”, Pozhari paralajmëron “militantët”: Kam me ua plas lukthin politikanëve hajna që i keni idola

Aktuale

“Po iki për fëmijët e mi”, Pozhari paralajmëron “militantët”: Kam me ua plas lukthin politikanëve hajna që i keni idola

Nga: A.Zh Më: 2 tetor 2022 Në ora: 10:31
Xhevdet Pozhari

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas komenteve që ka marrë, për një shkrim, në të cilin tregonte për një person që përkujdesej për pagesat në parkig, i cili ka marrë rrugën e gurbetit.

“Unë po iki vet i gjashti nga ky vend”, i kishte thënë zyrtari Pozharit, teksa i kishte treguar se duhet të ikë për fëmijët e tij.

“Fëmija im vuan nga një sëmundje e rrallë, vetëm jashtë vendit mund të trajtohet. I duhet hospitalizim për 1 vit. Shteti këtu tha se nuk ka mundësi të mi mbulojë shpenzimet”, ka thënë zyrtari për parking.

E për kritikat që i ka marrë për këtë shkrim, Pozhari ka paralajmëruar se “do t’ua plas lukthin politikanëve hajna”, përcjell Bota sot.

“Shumë militantë që lexojnë veç tituj ishin gëzuar dje me shkrimin "Unë po iki për fëmijët e mi", dedikuar një njeriu që halli, e veçanërisht sëmundja e fëmijës, e ka detyruar ta merr këtë vendim.

Mu qetu më keni me ua plas lukthin politikanëve hajna që ju i keni idola”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat