Biznesmeni Piraj pezullon kontratat me firmat holandeze, Holanda është i vetmi shtet pesimist për liberalizimin e vizave për Kosovën!

Aktuale

Biznesmeni Piraj pezullon kontratat me firmat holandeze, Holanda është i vetmi shtet pesimist për liberalizimin e vizave për Kosovën!

Nga: N. Sh. Më: 4 tetor 2022 Në ora: 12:04
Burim Piraj

Biznesmeni nga Kosova, Burim Piraj, pronar i fabrikës Meka, ka pezulluar kontratat e tij me firmat holandeze.

Këtë veprim Piraj e mori, pasi që, sipas tij, Holanda është i vetmi shtet pesimist për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai thotë se nuk ia lejon ndërgjegja të vazhdojë punën derisa të sqarohet gjëra.

Postimi i plotë:

Vëllezër dhe motra!

Unë nga sot e pezullova çdo kontratë me firmat Holandeze për arsye se dje e kam lexuar se Holanda është i vetmi shtet pesimist për liberalizimin e vizave për Kosovën!

Është gjest i vogël por nuk më lejon ndërgjegja të vazhdoj punën derisa të sqarohen gjërat.

E dua vendin tim!

Vetëm Zotit i përkulem!

#besabesë

*Në lidhje me kontratën në fjalë mund të jap informata private të besueshme! Faleminderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat