Pozhari kritikon ministrat e Kurtit: Të tjerët edhe me dasht nuk mund t’iu dëmtojnë më shumë sesa ju vetveten

Aktuale

Pozhari kritikon ministrat e Kurtit: Të tjerët edhe me dasht nuk mund t’iu dëmtojnë më shumë sesa ju vetveten

Nga: A.Zh Më: 5 tetor 2022 Në ora: 06:05
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për vendimet e javës së fundit.

Teksa ka komentuar disa nga deklaratat e ministrave të Qeverisë Kurti, Pozhari ka thënë se as të tjerët nuk mund ta dëmtojnë më shumë Qeverinë se sa vetvetja, përcjell Bota sot.

“Në më pak se 1 javë:

- Izoloni shtëpitë;

- Ftojmë mjekët e huaj të vijnë të punojnë për 800 euro;

- Ndalen rrogat e mësimdhënësve që kanë hy në grevë.

Të tjerët edhe me dasht nuk mund t'iu dëmtojnë ma shumë sesa ju vetveten! Por, "njeriun nuk mund ta mbrosh nga vetvetja!".

Vazhdoni, bravo. Jeni ma të mirët”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat