Manxhuka ankohet që punët e qeverisë s’po bëhen temë: 20 vjetëshit duhet t’i kthehemi gjithmonë

Aktuale

Manxhuka ankohet që punët e qeverisë s’po bëhen temë: 20 vjetëshit duhet t’i kthehemi gjithmonë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 15:04
Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, është ankuar se nuk po bëhen lajme videot me punët e qeverisë.

Ky reagim vjen pasi u përfol shumë një video e VV-së, ku sulmohen personat që më parë kanë qeverisur me vendin.

Në një postim në Facebook, Manxhuka ka shkruar se 20 vjetët e kaluar janë “mësimi që duhet t’i kthehemi gjithmonë”.

Postimi i plotë:

Pashë një analist, sigurisht jo i vetmi, që teksa kritikonte videon e fundit te VV ndonëse pajtohej, thoshte se nuk po shoh askund se çka po bëjnë këta për kohën sa janë në pushtet.

Në këtë mendim dhe logjikë janë dy të pavërteta:

• Linqet më poshtë janë vetëm disa të publikimeve për punët e bëra nga qeveria për muajin shtator dhe videon me punët e bëra përgjatë këtij muaji si përmbledhje nga zëdhënësi i Qeverisë. Por, kjo video nuk u bë e madhe, nuk e di nëse është bë lajm diku madje.

• Këta që thonë lëreni të kaluarën, por punoni në fakt janë duke thënë se prerja pas dhe para 14 shkurtit 2021 është prerje si me thikë. Thuajse institucionet shtetërore, mekanizmat e pushtetit janë fabrika të braktisura që ndërrojnë me automatizëm me ndrrimin e punëtorëve të tyre. JO.

Në fakt qeverisja aktuale në çdo ditë të sajën sheh vendimet e këqija, mungesën e drejtësisë dhe në shumë vende situatën tejet të pariparueshme. Dhe këtu e shkuara bëhet më aktuale se kurrë. Pra, e shkuara këtu nuk vjen si nostalgji, si rikujtim i një ngjarje atje largë në 20 vite, por si diçka efektet e këqija të së cilës ne ende i jetojmë dhe është pengesë për ecjen tutje.

Moti e kemi pasë theksuar një shembull tipik për këta që na thoshin mos u merrni me të kaluarën, flisni për të ardhmen. Në fakt e kaluara jonë 20 vjeçare është mësimi që duhet t’i kthehemi gjithmonë në mënyrë që të mos veprohet ashtu në të ardhmen, m’u sikur retrovizorja që paraqet pasqyrën kryesore në veturë me shikim vetëm mbrapa, por funksionin e ka për të ecur në rrugë të duhur para.

Vetëm disa prej linqeve të postuara ditëve të fundit mbi vendimet e qeverisë gjeni në koment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat