Isa Mustafës i vdes vëllai i vogël

Aktuale

Isa Mustafës i vdes vëllai i vogël

Nga: M.L. Më: 6 tetor 2022 Në ora: 08:51
Isa Mustafa

Ka ndërruar jetë Ragip Mustafa, vëllai i ish kryeministrit dhe ish kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Lajmin e bëri të ditur në Facebook, djali i Isa Mustafës, Besniku.

Ai shkroi se xhaxhai i tij, Ragipi ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Njoftimi i plotë:

Me dhembje të thellë ju njoftojmë se sot në mëngjes, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare, axha, Ragip Mustafa.

Varrimi do të bëhet sot, më 6 tetor, në varrezat e Arbërisë -Prishtinë, në ora 15:30.

E pamja (ngushëllimet) do të jenë në Prapashticë, në shtëpinë e familjes Mustafa në tre ditët e ardhshme.

Image
I ndjeri Ragip Mustafa

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat