​Gërvalla udhëton në Gjermani për vizitë zyrtare

Aktuale

​Gërvalla udhëton në Gjermani për vizitë zyrtare

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 10:26
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, ka udhëtuar drejt Berlinit për vizitë zyrtare me ftesë të homologes së saj gjermane Annalena Baerbock. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, Gërvalla do të zhvillojë takim me Baerbock, ku do të do të diskutohet për fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale të Republikës së Kosovës me Republikën Federale të Gjermanisë, integrimin evropian dhe përcaktimin properëndimor të Republikës së Kosovës, për aspiratat euro- atlantike të shtetit të Kosovës.

Ministrja Donika Gërvalla-Schëarz udhëtoi për vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock . Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schëarz, ka udhëtuar drejt Berlinit për vizitë zyrtare me ftesë të ministres së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Annalena Baerbock. Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani ministrja Gërvalla-Schëarz do të zhvillojë takim me homologen e saj gjermane znj. Baerbock, ku do të do të diskutohet për fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale të Republikës së Kosovës me Republikën Federale të Gjermanisë, integrimin evropian dhe përcaktimin properëndimor të Republikës së Kosovës, për aspiratat euro-atlantike të shtetit të Kosovës. Po ashtu temë e takimit ndërmjet dy ministreve të jashtme të Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë do të jenë edhe reformat e nisura në vend, situata politike dhe e sigurisë në Evropë. Mes tjerash ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schëarz me ministren e Jashtme të Gjermanisë, znj. Annalena Baerbock do të bisedojë për sfidat energjetike që i ka rajoni dhe Evropa, për bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve si dhe për mërgatën nga Republika e Kosovës në Gjermani si një urë lidhëse kulturore, ekonomike mes dy republikave mike”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat