Kryeziu: Ka një kornizë ndërkombëtare për procesin dialogut

Aktuale

Kryeziu: Ka një kornizë ndërkombëtare për procesin dialogut

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 18:41
Taulant Kryeziu

Ish-zëvendëministri i Integrimeve Evropiane, Taulant Kryeziu, thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë tashmë ka një kornizë ndërkombëtare.

Kryeziu, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se procesi i dialogut është në ritmet më të larta të tij në vitet e fundit pasi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë angazhuar në këtë proces.

“Tash vetëm kush nuk ka sy dhe vesh pasi po shihet qartë që procesi i dialogut është në ritmet e tij më të larta të viteve të fundit pasi shihet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e fuqishme brenda Bashkimit Evropian kanë një partneritet dhe një kohezion transatlantik për çështjen e dialogut”.

“Po diskutohet edhe alternativa që është plani franko-gjerman i cili është 100 për qind ai që kemi parë në media. Mirëpo, duke marrë parasysh intervistën të Escobak pak a shumë u parafrazuan të gjitha ato cështje. Pra, po shihet se ka një kornizë ndërkombëtare për procesin e dialogut” tha Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat