​Gjashtë raste aktive me Covid-19

Aktuale

​Gjashtë raste aktive me Covid-19

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është gjashtë.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin është regjistruar vetëm një rast i ri me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.571 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.836 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.303 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,815 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat