Paralajmëron Spartak Ngjela: NATO drejt një konflikti ushtarak me Iranin – Gjermania kërkon largimin e qytetarëve nga atje

Aktuale

Paralajmëron Spartak Ngjela: NATO drejt një konflikti ushtarak me Iranin – Gjermania kërkon largimin e qytetarëve nga atje

Nga: N. Sh. Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 16:16
Spartak Ngjela

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka shkruar për Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, e cila ka lajmëruar qytetarët gjermanë që të largohen urgjentisht nga Irani.

Ai paralajmëron se mund të ketë ndërhyrje të NATO-s në Iran.

Sipas tij, kjo mund të ndodhë me hakerat iranianë, si proces subversiv kundër Shteteve të Bashkuara, dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s.

Postimi i plotë:

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka lajmëruar sot që, të gjithë qytetarët gjermanë duhet të largohen urgjentisht nga Irani.

Çfarë ka ndodhur?

Duke u nisur nga fakti që shtypi amerikan, por edhe ai evropian, ka disa ditë që po reklamon pozitivisht Iranin se si ky ka qenë në kohën e Shahut, shenjat janë që mund të ketë ndërhyrje ushtarake.

Por, a ka arsye të plotë të politikës së luftës për një ndërhyrje të NATO-s në Iran?

Mendoj se, ajo që po ndodh me hakerat iranianë, si proces subversiv kundër Shteteve të Bashkuara, dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s, i plotëson kushtet për të vendosur gjendjen e luftës së NATO- kundër Iranit.

Megjithatë, duhet të presim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat